RREGULLORE PËR RENDIN SHTËPIAK NË SPITALIN E PËRGJITHSHËM

Rregullore

Me këtë Rregullore rregullohet çështja e të drejtave, detyrimeve, kushteve të qëndrimit dhe sjellja e shfrytëzuesve të shërbimeve shëndetësore (në tekstin e mëtejmë: pacienti) gjatë kohës së shërimit dhe realizimit të formave tjera të mbrojtjes shëndetësore si dhe sjellja dhe qëndrimi i qytetarëve me rastin e vizitës të pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm si institucion shëndetësor ( në tekstin e mëtejmë: Spitali i Përgjithshëm).

Qëndrimi në Spital

Gjatë kohës të qëndrimit në Spital, pacienti, qytetari, punëtorët e Spitalit si dhe të gjithë personat tjerë janë të obliguar që të kenë sjellje konform me dispozitat e Rregullorës për rendin shtëpiak.

Marrëdhënia në mes të pacientit,

Marrëdhënia në mes të pacientit, qytetarit dhe personave të tjerë në njërën anë dhe punëtorëve të Spitalit të Përgjithshëm  në anën tjetër, ndërtohet në baza reciproke të ndershmërisë dhe respektimit të personalitetit.

INFORMATA PËR PACIENTËT

I -Dokumentacioni i nevojshëm për Hospitalizimin e pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm –Mitrovicë

Pacientët që kanë nevojë për trajtimin Spitalor/dignostifikim,shërim terapeutik dhe rehabilitim

spitalor/,në momentin e pranimit në Spital duhet të kenë këtë dokumentacion :

1.Rekomandimin/Udhëzimin/ për shtrim-pranim në Spital të lëshuar nga mjeku specialist i

Spitalit

2.Fotokopjen e Letërnjoftimit

Nga ky rregull përjashtohen Urgjencat mjekësore Ekstreme

II-Dokumentacioni i nevojshëm për shërbime dhe kujdes shëndetësor në Ambulancat specialistike të

Spitalit të Përgjithshëm-Mitrovicë

Pacientët që kanë nevojë për vizita,konsulta dhe egzaminimeambulantore-specialistike duhet

të kenë këtë dokumentacion:

1.Rekomandimin/udhëzimin/nga mjeku përkatës i Mjekësisë Familjare

2.Dokumentin e identifikimit/Letërnjoftimin

Pacientet qe nuk i prezantojnë dokumentet e kërkuara për shërbime mjekësore ambulantore-

specialistike janë të detyruar të bejnë pagesën e shërbimit sipas Udhëzimit Administrativ mbi pagesën e

shërbimeve mjekësore.

PRANIMI I PACIENTËVE

Neni 4.

Për pranimin e të sëmuarit në Spital (pacientit) duhet patjetër Udhëzimi Mjekësor me dokumentacion përcjellës mjekësor si dhe dokumentin për vërtetimin e identitetit /Letërnjoftimi).

Pranimin e pacientit e bënë vetëm mjeku specialist dhe kujdestar përmes ambulancës të pranimit të Spitalit /Repartit/.

Në  rastet emergjente mjeku do t’a pranojë të sëmuarin pa dokumentet e përmendura e të cilat më vonë pacienti do t’i siguroj dhe dorëzoj.

Pacienti që është pranuar për shërim spitalor sipas rregullit së pari dërgohet për trajtim higjienik (pastrim, ndërrim të veshmbathjes dhe dorëzim-pranim të gjësendeve).

Veshmbathjen pacienti detyrimisht e dorëzon për ruajtje në garderobën e Spitalit kurse gjësendet tjera personale mund t’i kthej në shtëpi përmes përcjellësit të tijë, e në rast se nuk ka përcjellës gjësendet e vlerëshme mund t’i deponojë për ruajtje në arken e Spitalit.

Neni 5.

Dorëzim-pranimi i gjësendeve bëhet në garderobën e Spitalit dhe atë përmes fletëkthesës (reversit).

Fletëkthesa përmbanë numrin amë të historisë të sëmundjes dhe të dhënat e specifikuara për gjësendet e dorëzuara për ruajtje në garderobën e Spitalit.

Fletëkthesa lëshohet në tri kopje nga të cilat një kopje mbetet në garderobë, një i dorëzohet pacientit kurse kopja e tretë mbetet me gjësendet e pranuara për ruajtje.

Fletëkthesën e nënshkruajnë i siguruari, përkatësisht pacienti dhe punëtori përgjegjës-garderoberi i cili ka bërë pranimin e gjësendeve për ruajtje.

Nëse fletëkthesën nuk mund ta nënshkruajë vetë pacienti atëherë atë e nënshkruan përcjellësi i tijë. Nëse pacienti nuk ka përcjellës atëherë fletëkthesën në vend të pacientit e nënshkruajnë s’paku dy punonjës të Spitalit.

Neni 6.

Gjatë dorëzim-pranimit të gjësendeve, i siguruari, përkatësisht pacienti është i detyruar që t’i paraqes në garderobë të gjitha gjësendet me vlerë siq janë stolitë e vlerëshme, paratë, orën etj.

Gjësendet me vlerë të madhe nga alinea e mësipërme i këthehen dhe i dorëzohen përcjellësit, e nëse pacienti nuk ka përcjellës, gjësendet në vlerë të madhe që pranohen për ruajtje evidentohen sipas numrit dhe llojit në anën e pasme të fletëkthesës.

Të gjitha gjësendet personale me vlerë të madhe paketohen dhe i dorëzohen për ruajtje arkatarit të Spitalit përmes dëshmisë-vërtetimit për pranim.

Neni 7.

Nëse pacienti që pranohet në Spital nuk është në gjendje të vetëdijës e vërtetohet se ka me vehte gjësende me vlerë të madhe apo para, atëherë për këtë çështje përpilohet proçesverbali në tri kopje të cilin e nënshkruajnë infermierja e repartit, punëtori i garderobës dhe arkatari i Spitalit.

Neni 8.

Punëtori i garderobës është i obliguar që t’i tërheqë vërejtjen të siguruarit-pacientit që të gjitha gjësendet me vlerë t’ia dorëzojë përcjellësit të tijë.

Nëse i siguruari-pacienti nuk vepron sipas mënyrës të përcaktuar në alinenë 1. të këtijë neni, Spitali nuk mbanë kurfarë përgjegjësie materiale.

Neni 9.

Pacienti me rastin e pranimit në Spital përmesë fletëkthesës i ipen për përdorim: pixhmat ose këmisha për fjetje, manteli (pelerina), peshqiri, papuçet dhe gota.

Neni 10.

Gjatë qëndrimit në Spital pacienti mund t’i ketë për përdorim gjësendet personale siq janë aparati për rruarje, pastrim të dhëmbëve, sapun, peshqir, pixhame, papuqe etj.

ORARI I PUNËS

Neni 11.

Orari zyrtar i punës i departamenteve, reparteve dhe njësive tjera punuese të Spitalit të Përgjithshëm për çdo ditë pune është prej orës 7-15.

Për rastet emergjente organizohet Shërbimi i Kujdestarisë që funksionon 24 orë në ditë.

Shërbimet specialistike të tipit ambulantor-konsultativ mund të kryhen edhe pas dite dhe të shtundeve.

Çdo departament, repart dhe njësi punuese në Spital detyrimisht duhet të publikoj orarin e punës me të gjitha të dhënat e duhura (lloji i shërbimit, personeli, koha e punës) dhe atë në vend të dukshëm për t’u mundësuar qasje pacientëve për t’i marrë informacionet e nevojshme.

Respektimi i orarit të punës është  i obligueshëm si për pacientët ashtu edhe për personelin punues të Spitalit.

DETYRIMET E TË SIGURUARËVE

Neni 12. Të siguruarëve (pacientëve) dhe përcjellësve u ndalohet që pa thirrje dhe pa nevojë të hyjnë në lokalet e punës të Spitalit (në traktet operative, ambulanta, laboratorium, lidhëtore, punëtori etj).

Të siguruarëve (pacientëve) dhe personave tjerë gjithashtu u ndalohet qëndrimi i panevojshmëm në koridore, shkallë, lokale dytësore dhe në hapësirat e destinuara për stafin punues të Spitalit.

Neni 13. Gjatë kohës së qëndrimit në Spital, pacientëve dhe personave tjerë u ndalohet:

  • prishja e rendit dhe qetësisë duke shkaktuar zhurmë siq janë bërtima, krisjet, hudhjet, këndimi, fishkëllimat, kacafytjet si dhe çdo sjellje tjetër që çrregullon punën, rendin dhe qetësinë në dhomat, kthinat dhe objektet tjera spitalore,
  • pengimi i pacientëve tjerë në çfardo mënyre,
  • dëmtimi i pasurisë të Spitalit, shkruarja dhe vizatimi në mobile, inventar dhe veprimet tjera të ngjajshme,
  • hudhja e mbeturinave nëpër dhoma, koridore dhe kthina tjera në objektet e Spitalit jashtë vendeve që janë të destinuara për hudhjen e mbeturinave,
  • larja dhe tharja e rrobave nëpër dhoma, dritare, radiatora  dhe objekte tjera në lokalet e Spitalit,
  • përdorimi i nxemëseve dhe reshove për zierjen e pijeve dhe ushqimit në dhona spitalore (kafe, çaj etj),
  • përdorimi i liftit që nuk është i dedikuar për pacientë,

–     konsumimi i alkoholit, substancave narkotike dhe të ngjajshme,

  • bartja e armëve të zjarrit apo gjësendeve tjera të rrezikshme,
  • bixhozi dhe lojrat tjera hazarde.

Neni 14. Të siguruarëve (pacientëve) dhe përcjellësve u ndalohet pirja e duhanit në dhoma, koridore dhe kthinat tjera të Spitalit.

Veqanërisht shtatëzënave duhet t’u tërhiqet vërejtja se pirja e duhanit dëmton seriozisht shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës.

Të siguruarit (pacientit) të cilit nga arsyet mjekësore nuk i është ndaluar pirja e duhanit, mund të pijë duhan vetëm në lokalet e destinuara për atë qëllim (pacientët me sëmundje të natyrës psikiatrike).

Neni 15. Pacienti është i obliguar që të ndihmojë dhe kontriubojë për mbajtjen e pastërtisë dhe higjienës në dhomat dhe kthinat tjera spitalore të cilat shfrytëzohen nga ata.

Pacienti nuk mundet që me praninë e tijë apo në mënyrë tjetër të pengoj dhe të pamundësoj punëtorët e mirëmbajtjes dhe të higjenës që të bëjnë pastrimin e dhomave dhe kthinave tjera spitalore.

Neni 16. Pacienti është i obliguar që të ruaj si nikoqiri më i mirë dhe mos t’i dëmtoj veshmbathjen, shtrojën-mbulojën, orenditë dhe inventarin tjerë të Spitalit.

Çdo dëmtim material të cilin pacienti e shkakton në Spital është i detyruar që të njejtin t’a kompenzojë sipas normave të përgjithëshme të të drejtës civile-detyrimore.

Për dëmtimet apo havaritë në instalime elektrike, të ujësjellësit, nxemjes, aparaturës etj. pacientët janë të obliguar që menjëherë për këtë t’a njoftojnë infermierin përgjegjës.

HIGJIENA DHE KUJDESI I PACIENTËVE

Neni 17. Pacientët në shërim spitalor zgjohen nga gjumi prej orës 06 deri në orën 06.30.
Toaleta e mengjesit kryhet deri në orën 07.

Neni 18. Pacienti i lëvizshëm është i obliguar që çdo mëngjes të bëjë pastrimin e rregullt ditor të duarëve dhe fytyrës.
Pacientët e palëvizshëm dhe ata që nuk guxojnë të ngriten i pastrojnë infermieret.

Neni 19. Pacienti duhet të pastrojë trupin (të lahet) më së paku një herë në javë e sipas nevojës edhe në çdo kohë.
Pacientin e palëvizshëm dhe ata që nuk guxojnë të ngriten, nëse është e mundur i pastrojnë infermieret e nëse kjo nuk është e mundur, pacienti detyrimisht fshihet me mjete adekuate higjienike-sanitare (faculeta të buta prej letre) më së paku një herë në javë e sipas nevojës edhe në çdo kohë.

Neni 20. Pixhamat apo këmishën për fjetje pacienti i ndërron më së paku nje herë në javë e sipas nevojës edhe në çdo kohë.

Neni 21. Dhomat e pacientëve dhe lokalet tjera të punës në Spital duhet të jenë të përgatitura sipas rregullit para vizitës mjekësore.
Pacienti është i obliguar që gjatë kohës të vizitës dhe dhënjes të terapisë të gjindet në shtratin e tij spitalor.
Gjatë kohës të vizitës mjekësore pacientit nuk i lejohet përdorimi i mobitelit, walkman apo aparateve tjera të ngjajshme /teknologjisë informative/.

Neni 22. Dritat për ndriqim në Spital gjatë ditës duhet të jenë të fikura me përjashtim të vendeve ku mungon ndriqimi i mjaftueshëm natyror.
Në dhomat e pacientëve dritat në mbrëmje fiken në orën 21.
Fikjen e dritave të ndriqimit dhe kontrollimin e tyre e bënë personeli i Spitalit.
Në dhomat e pacientëve sipas nevojës dhe me lejen e mjekut të autorizuar mund të mbeten dritat e ndezura për aq kohë sa është e domosdoshme.
Dritat për ndriqim në koridore dhe në toalete duhet të jenë të kyqura gjatë tërë natës.

INFORMIMI MBI VENDOSJEN E PACIENTËVE

Neni 23.

Të gjitha dhomat për pacientë duhet të jenë të numeruara.
Numri i dhomës duhet të jetë i dukshëm në derë apo mbi derë.

Neni 24.

Në derë të çdo dhome duhet të jetë e publikuar lista e pacientëve.
Çdo ndryshim i listës të pacientëve duhet të azhurohet me kohë.

USHQIMI I PACIENTËVE

Neni 25.

Llojin dhe cilësinë e ushqimit për secilin pacient e cakton mjeku.
Pacienti mund të ushqehet vetëm me ushqim që ia cakton mjeku.

Neni 26.

Pacientëve ushqimi u shpërndahet në sallën për ushqim të Spitalit kurse pacientëve të palëvizshëm ushqimi u dërgohet në dhoma spitalore sipas orarit:
mëngjesi prej orës 7 – 9,
dreka prej orës 12 – 14,
darka prej orës 18 – 19.
Pas kohës të drekës dhomat dhe kthinat spitalore detyrimisht duhet të pastrohen dhe të ajrosen.
Pacienti që nuk mund të vetushqehet, ushqehet nga ana e infermierit.
Pacientit mund t’i ipet ushqim plotësues nëse këtë e kërkojnë dhe e lejojnë arsyet mjekësore.

Neni 27.

Pacientët mund të marrin ushqim nga familiarët, të afërmit apo miqt e tyre vetëm me lejen e mjekut të autorizuar.

PUSHIMI DHE ARGTIMI

Neni 28.

Pacientët janë të obliguar që kohën ta kalojnë në shtretër spitalor, përkatësisht në dhomën spitalore, përveq kohës të caktuar për ushqim dhe shfrytëzim të lokaleve të përbashkëta të destinuara për pushim dhe argtim të pacientëve.

Neni 29.

Pacientët e palëvizshëm dhe ata që për shkaqe mjekësore nuk guxojnë të ngriten, kohën e kalojnë në shtretër spitalor.
Pacientët që mund të lëvizin, munden që kohën e lirë t’a kalojnë në lokalet e përbashkëta të destinuara për argtim apo në oborrin e spitalit me lejen e mjekut përkatës.
Gjatë ditëve të verës kur bënë kohë e mirë, pacientëve u lejohet qëndrimi në vendet e gjelbëruara në oborrin e Spitalit-në parqe, por më së largu deri në orën 21.
Pacienti është i obliguar që në çdo thirrje të punëtorit shëndetësor të kthehet në dhomën e tij spitalore.

Neni 30.

Pacienti mund të dëgjojë dhe shiqojë programet e radios dhe TV në lokalet e Spitalit të destinuara për pushim dhe argtim.
Pacienti me lejen e mjekut mund të ketë në dhomë spitalore radion apo TV e vetë me kusht që gjatë përdorimit të tyre të mos i pengojë pacientët tjerë.

Neni 31.

Pacientët munden që në bibliotekën e Spitalit të furnizohen me libra.
Me rastin e daljes nga Spitali pacienti është i obliguar që librat e huazuara t’i kthejë në bibliotekë.

VIZITAT PACIENTËVE

Neni 32.

Vizitat pacientëve lejohen çdo ditë prej orës 14 – 16.

Neni 33.

Me leje të veqant të udhëheqësit të njësisë punuese, pacientit mund t’i lejohet vizita e personit fetar me qëllim të ushtrimit të ritualeve fetare.

Neni 34.

Pacientit që lëngon nga sëmurja e caktuar ngjitëse mjeku i autorizuar mund t’ia ndaloj vizitat.
Vizitat nuk u lejohen as pacientëve që janë nën ndikim të alkoholit dhe mjeteve narkotike.
Vizitat në Njësinë e Kujdesit Intenziv janë të ndaluara.

Neni 35.

Te pacientët për të cilët gjendja shëndetësore e kërkon, vizitat mund të ndalohen ose kufizohen si në kohë po ashtu edhe në numrin e vizitorëve.
Vizitat pacientëve që gjinden në regjim të procedurës hetimore-gjyqësore u lejohen vetëm me lejen e veqant të Gjykatës kompetente.

Neni 36.

Gjatë kohës epidemike të sëmundjeve ngjitëse, pacientëve u ndalohen vizitat në të gjitha objektet spitalore apo vetëm në disa pjesë të veqanta të Spitalit.
Ndalimi i vizitave sipas alinesë 1. të këtij neni, publikohet në mjetet e informimit publik (radio, TV, gazeta etj.) dhe njëkohësisht urdhëresa për ndalim të vizitave shpallet në vend të dukshëm në portën kryesore hyrëse të Spitalit.

Neni 37.

Vizitorëve rreptësisht u ndalohet sjellja e alkoholit dhe narkotikëve për pacientë.

Neni 38.

Vizitorët janë të obliguar që të kujdesen për pastërtinë, rendin dhe qetësinë gjatë tërë kohës përderisa gjinden në objektet spitalore.
Vizitorëve veqanërisht u ndalohet:
pirja e duhanit në lokalet spitalore,
hudhja e mbeturinave, letrave, kartuqave të pakove, qeskave dhe gjërave të ngjajshme nëpër lokale, koridore, kthina dhe oborr,
dëmtimi i gjelbrimit dhe fidanishteve në oborrin e Spitalit,
parkimi i makinave në vende të ndaluara në oborr të Spitalit si dhe përdorimi i panevojshëm i burive (alarmeve) dhe zhurmës tjetër,
përdorimi i alkoholit dhe narkotikëve gjatë qëndrimit në Spital,
bartja e çfardo lloj arme,
bartja e mjeteve apo pajisjeve që mund të shkaktojnë zjarrë apo shpërthime të rrezikshme,
ulja në shtretër të pacientëve,
shkaktimi i shamatës, ngatërresave apo çfardo prishje e rendit dhe qetësisë.
Të gjithë personave u ndalohet marrja me vehte e shtazëve në Spital.
Për mbarvajtjen e rendit gjatë kohës të vizitave pacientëve, veqanërisht duhet të kujdeset stafi infermierik dhe ndihmës i çdo njësie organizative të Spitalit.

Neni 39.

Pas mbarimit të kohës për vizita, infermierët informojnë vizitorët se koha për vizita ka mbaruar dhe se janë të obliguar të gjithë që t’a lëshojnë Spitalin.

INFORMIMI MBI GJENDJEN SHËNDETËSORE TË PACIENTËVE

Neni 40.

Informimi mbi gjendjen shëndetësore të pacientit i ipet familjes apo familiarëve më të afërt, për çdo ditë pune në kohën prej orës 12-13 dhe atë përmes

komunikimit të drejtëpërdrejt apo me anë të telefonit, kurse familiarëve jashtë selisë të Spitalit informacionet u ipen çdo ditë pune deri në orën 21.
Informimin sipas alinesë 1. të këtij neni e jepë mjeku që përkujdeset për trajtimin spitalor të pacientit, përkatësisht mjeku kujdestar ose infermieri i autorizuar nga ana e mjekut kompetent.

DALJA / LËSHIMI I PACIENTËVE

Neni 41.

Dalja /lëshimi i pacientëve nga Spitali bëhet:
kur përfundon shërimi spitalor,
kur pacienti transferohet në institucion tjetër shëndetësor për shërim dhe trajtim të mëtutjeshëm,
kur pacienti shprehimisht vetë kërkon dalje nga Spitali,
kur daljen nga Spitali e kërkon prindi apo kujdestari për personin e mitur,
për shkak të mos përmbajtjes të dispozitave të Rregullorës për rendin shtëpiak.
Dalja /lëshimi i pacientëve bëhet çdo ditë deri në orën 10 e përjashtimisht në rastet e arsyeshme dhe emergjente edhe pas kohës të përmendur.

Neni 42.

Nëse i siguruari (pacienti) i pamundëson punëtorit shëndetësor që t’i ofroj shërbimin e nevojshëm shëndetësor (e nuk është në pyetje sëmundja shpirtërore) apo nëse pamundëson ofrimin e shërbimit të nevojshëm shëndetësor pacientëve tjerë, përkatësisht nëse pacienti nuk u përmbahet dispozitave të Rregullorës për rendin shtëpiak, atëherë mjeku kompetent dhe udhëheqësi i njësisë punuese i’a tërheqin vërejtjen për pasojat e sjelljes të tijë.
Nëse vërejtja, përkatësisht qortimi nuk përfillet nga pacienti, pacientit i mirret e drejta e qëndrimit të mëtutjeshëm për shërim në Spital kurse arsyet e largimit nga Spitali shënohen në Fletëdalje /Fletëlëshim nga Spitali.
Pacienti nuk mund të lëshohet nga Spitali nga shkaqet e theksuara në alinenë 1. dhe 2. të këtij neni, nëse dalja e tij nga Spitali qenësisht do të shkaktonte përkeqësimin apo dëmtimin e gjendjes së tijë shëndetësore.

Neni 43.

Me rastin e daljes nga Spitali pacientit i ipet Fletëdalja /Fletëlëshimi/ e cila duhet të përmbajë:
emrin dhe mbiemërin e të siguruarit (pacientit),
numrin e historisë të sëmundjes,
data e pranimit dhe daljes nga spitali,
diagnozën,
terapinë,
këshillimin për shërimin e mëtutjeshëm,
shënimet tjera me rëndësi për tretmanin e mëtejshëm shëndetësor të pacientit.
Fletëdaljen e firmos mjeku i autorizuar që e ka trajtuar pacientin, udhëheqësi i njësisë punuese dhe drejtori i Spitalit.

MJEKU KUJDESTAR

Neni 44.

Mjeku kujdestar i caktuar nga drejtori i Spitalit si mjeku kujdestar kryesor, gjatë kohës të kujdestarisë drejtëpërsëdrejti udhëheq dhe koordinon punën e gjithë stafit punues në Spital.
Në rast nevoje, mjeku kujdestar kryesor, mundet që nga shtëpia apo nga ndonjë vend tjetër t’a thërras çdo punëtor të spitalit për nevoja të ndihmës për kryerjen dhe ushtrimin e punëve të natyrës emergjente dhe të pashtyeshme në Spital.

Neni 45.

Në Spital për çdo muaj përpilohet, nënshkruhet dhe publikohet Plani i Kujdestarisë për çdo ditë.
Planin e Kujdestarisë e nënshkruan drejtori i Spitalit, përkatësisht personi i autorizuar nga drejtori i Spitalit.
Plani i Kujdestarisë është obligativ për personelin e caktuar në kujdestari.

Neni 46.

Gjatë kujdestarisë mbahet Libri i Kujdestarisë në të cilin evidentohen të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore, të dhënat për pacientët e pranuar për shërim spitalor si dhe veprimet e ndërmarrura për trajtimin e tyre spitalor.
Mjeku kujdestar është i obliguar që pas kryerjes të kujdestarisë dhe evidentimit të të dhënave relevante në librin e kujdestarisë t’a firmos raportin për kujdestari.
Në mbledhjen e mëngjesit të mjekëve kujdestar, mjeku kujdestar është i obliguar që të prezentoj raport të hollësishëm për të gjitha çështjet me rëndësi që kanë ndodhë gjatë kujdestarisë.

Neni 47.

Në vendet e dukshme dhe të përshtatëshme të çdo departamenti të Spitalit detyrimisht duhet të jenë të vendosura kutijat për paraqitjen e kërkesave dhe ankesave që kanë të bëjnë me çështjen e ofrimit dhe shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore spitalore.
Kërkesat dhe ankesat mund ti paraqesin përveq pacientëve edhe qytetarët tjerë.
Kutijat për kërkesa dhe ankesa sipas rregullit duhet të hapen gjatë javës të parë të çdo muaji dhe se kërkesat dhe ankesat e paraqitura duhet të shqyrtohen nga ana e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave së bashku me personat përgjegjës të Spitalit.

DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 48.

Punëtorët shëndetësor dhe punëtorët tjerë që komunikojnë me pacient dhe me shfrytëzues tjerë të shërbimeve shëndetësore spitalore, janë të obliguar që të gjithë pacientët t’i njoftojnë me dispozitat e Rregullorës për rendin shtëpiak.
Pjesë të kësaj Rregullore-ekstrakti që ka të bëjë me të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e pacientëve dhe vizitorëve duhet të publikohet dukshëm në vendet për pritje, koridore dhe kthinat tjera të nevojshme të Spitalit.

Neni 49.

Kjo Rregullore hynë në fuqi 8 ditë nga dita e nënshkrimit dhe e publikimit në Tabelën e Shpalljeve të Spitalit të Përgjithshëm.