SPITALI I PËRGJITHSHËM ``DR. SAMI HAXHIBEQIRI`` - MITROVICË

Spitali i Përgjithshëm “”Dr.Sami Haxhibeqiri””-Mitrovicë ka filluar punën në vitin 1950 dhe fillimisht ka qenë i njohur si Spitali i Përgjithshëm –Mitrovicë Themeluesi i Spitalit të Përgjithshëm –Mitrovicë është Ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Emri i institucionit shëndetësor është:Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri”-Mitrovicë Mbeshtetur në Ligjin për shendetsi të Republikes të Kosovës (Ligji Nr.04/L-125) nenit 17,alinea 3,pika 3.1

Spitali i Përgjithshëm –Mitrovicë ka statusin e Spitalit të Përgjithshëm si institucion publik për nivelin dytësor të kujdesit shëndetësor. Mbështetur në Statutin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univerzitar të Kosovës /miratuar me vendimin Nr.05/148 te 11.09.2013/neni 6, alinea 1,pika 1.7. Spitali i Përgjithshëm –Mitrovicë është pjesë përbërëse dhe Njësi Organizative e SHSKUK-Prishtinë

Trupat e Spitalit

Për përmbushjen e detyrave të veçanta, Këshilli Drejtues përmes Drejtorit Ekzekutiv formon Trupat profesionale pranë Spitalit si:

.

Këshilli Profesional

Kolegjin Profesional

Komisioni Diciplinor

Komisioni për Ankesa

Komitetin për kontrollë të Cilësisë

Komitetin për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional

SHIKO ME SHUMË

Anëtarët e këtyre Trupave Profesional emërohen nga Drejtori Ekzekutiv .

Po ashtu Këshilli Drejtues përmes Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit sipas nevojës mund të formoj edhe trupa tjerë profesionale pranë Spitalit.

Këshilli profesional-është trup keshilldhenes për Drejtorin Ekzekutiv,po ashtu Këshilli profesional diskuton edhe vendos për nevojën edhe arsyet profesionale të implementimit të metodave dhe proceseve re reja diagnostifikuese dhe terapeutike, i propozon Këshillit Drejtues dhe drejtorit Ekzekutiv marrjen e masave profesionale për përmirësimin organizimin të punës, propozon strukturën mbikëqyrjes së brendshme lidhur me punën e punëtorëve shëndetësor në përsosje profesionale dhe shkencore etj.

Kolegji profesional-shqyrton çështjet lidhur me udhëheqjen e punës profesionale në Repart/Shërbim merr qëndrim dhe propozim lidhur me zgjidhjen e këtyre çështjeve, shqyrton dhe përmes kryeshefit të Departamentit i propozon Këshillit Profesional nevojën dhe arsyeshmërine ,profesionale të implementimit të metodave të reja diagnostifikuese dhe terapeutike, i propozon Këshillit Profesional dhe Drejtorit Ekzekutiv për marjen e masave profesionale për përmirësimin dhe organizimin e punës dhe kushteve për zhvillimin e veprimtarisë.

Këshilli Etik-përcjell implementimin e veprimtarive etike dhe dentologjike në lëmin e shëndetësisë gjatë ushtrimit të veprimtarisë të Spitalit , miraton kërkime shkencore në Spital sipas dispozitave ligjore qe e rregullojnë këtë lëmi dhe shqyrton edhe çështje tjera etike lidhur me veprimtarin e Spitalit.

Zhvillimi i Vazhdueshëm Profesional – në kuadër të Spitalit organizohet Zhvillimi i Vazhdueshëm Profesional i të gjithë punëtorëve shëndetësor bazuar në Ligjin për Shëndetësi dhe aktet e tjera qe e rregullojnë këtë lëmi.

MISIONI

Spitali i Përgjithshem- Mitrovicë ofron shërbime,kujdes dhe mbrojtje shëndetësore të tipit spitalor poliklinik (diagnostifikimi,shërimi terapeutik dhe rehabilitimi spitalor) si dhe shërbime ambulantore-specialistike dhe konsultative për nevoja të komunitetit të rajonit të Mitrovicës dhe më gjërë.
Me punë ekipore ,angazhim,edukim të vazhdueshëm profesional,me shfrytëzim më të mirë të mundshëm të resurseve disponibile duke zbatuar trendet më bashkohore të diagnostifikimit,shërimit terapeutik dhe rehabilitimit Spitalor ofron dhe siguron mbrojtje dhe kujdes shëndetësor spitalor gjithëpërfshirës dhe me qasje për komunitetin.

VIZIONI

Spitali i Përgjithshem Mitrovicë synon të ndërtojë si filozofi të punës dhe veprimtarisë së vet që ka në fokus/qendër nevojat e pacientit për mbrojtje,kujdesjen dhe sherimin e tij!

Keni ndonjë pyetje?

Nëse keni ndonjë pyetje ndonjë sqarim për të bërë, mund të na shkruani kur të mundeni në kontakt formë. Ju mirëpresim kurdoherë.